SMART WORKSHOP "Strategic Synergy Collaboration and Innovation on SMART Business Hub"

 

Universiteti "Luigi Gurakuqi" në Shkodër,  partner në projektin SMART, ka krijuar një qendre inovative të quajtur "SMART Busines Hub". SIC - Smart Business Hub e UNISHK do të funksionojë si një laborator, duke krijuar një mjedis të përshtatshëm për zhvillimin dhe eksplorimin e ideve të reja biznesi. Me fokus të veçantë në përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, si dhe përdorimin e teknologjisë së inteligjencës artificiale, synojmë të ndërtojmë një platformë të fuqishme për inovacionin dhe zhvillimin ekonomik.

Qendra SMART synon të ndërmarrë veprime konkrete për tërheqjen e talentit të rinj dhe të talentuar në fushën e inovacionit dhe zhvillimit të biznesit. Përmes aktiviteteve të përbashkëta dhe projekteve bashkëpunuese, qendra synon të krijojë një rrjet të fortë të inovatorëve dhe krijuesve të ideve të reja, duke ofruar një platformë për bashkëpunimin ndërmjet studentëve, akademikëve dhe profesionistëve të industrisë.

 Kjo qendër e orientuar drejt punësimit të rinjve dhe krijimit të mundësive për zhvillim personal dhe profesional,synon të kontribuojë në rritjen e konkurrueshmërisë së rajonit dhe në avancimin e ekonomisë lokale. Pjesëmarrja e studentëve, akademikëve dhe aktorëve të tjerë të komunitetit në workshop-in e ofruara nga Smart Business Hub sjell një dimension të rëndësishëm në përgatitjen dhe fuqizimin e gjeneratës së ardhshme të liderëve dhe inovatorëve të biznesit në rajon.